Kosovarët rrisin dashurinë ndaj produkteve nga Serbia

Autori:Zekirja Shabani

Kosovarët vazhdojnë të pëlqejnë produktet që vijnë nga Serbia . Bile bile dashnija ndaj këtyre produkteve sa shkon e shtohet. Raportet e fundit tregtare tregojnë për një rritje të importeve të produkteve të importuara nga ky vend në krahasim me vitin e kaluar.

Të dhënat e Entit të statistikës tregojnë se brenda një muaji në Kosovë tani hyjnë mallra në vlerë rreth 28 milion euro. Një vit më parë importi nga vendi që ende nuk e njeh shtetin e Kosovës  brenda muajit ka qenë rreth  23 milion euro.

Përderisa kosovarët vazhdojnë të rrisin dashurinë e tyre për produktet e importuara nga Serbia, një gjë të tillë nuk po u ndodh qytetarëve të Serbisë. Sipas të dhënave të fundit eksporti i kosovarëve drejt Serbisë  nuk ka qenë as një milion euro.

Kjo tregon se këtë vit eksporti i produkteve kosovarëve drejt Serbisë ka rënë dukshëm në krahasim me vitin e kaluar. Brenda muajit këtë vit janë eksportuar mallra në vlerë hiq më shumë se 748 mijë euro apo 1.4 milion më pak se  në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur brenda muajit ishin eksportuar mallra në vlerë prej 2.15 milion euro.

Sipas të dhënave të fundit të Entit të Statistikës për muajin shkurtë të këtij viti, Serbia është importuesi më i madh në Kosovë përderisa India është shtetit ku kosovarët eksportojnë më së shumti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosovaret-rrisin-dashurine-ndaj-produkteve-nga-serbia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala