Kosovarët që nuk e sigurojnë as bukën

Autori:Gazeta Fjala

Më shumë se gjysma e ekonomive familjare në Kosovë gjatë vitit 2015 kanë deklaruar se nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një shpenzim të papritur prej 500 eurosh përmes përmes burimeve vetanake. Mbi 5 për qind e tyre nuk ka mundur të mbajë shtëpinë apo banesën të ngrohtë në mënyrë adekuate, derisa 73 për qind nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një pushim vjetor njëjavorë.

Këto konstatime dalin nga raporti i fundit i “Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare 2015”.

Për me tepër, një pjesë e madhe e popullësisë nuk kanë qasje as në gjërat elementare ushqimore.

“Më shumë se gjysma e ekonomive familjare në Kosovë në vitin 2015, nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë të ushqyerit çdo të dytën ditë shujtën me mish, pula, peshqi apo ushqim vegjetarian”, thuhet në anketë, shkruan Gazeta Fjala.

Gjithashtu raporti konstaton se ekonomitë familjare shpesh nuk janë në gjendje të paguajnë në kohë pagesat siç janë qiraja, kreditë, tatimet, shpenzimet komunale -faturat, mirëmbajtje të rregullta etj. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosovaret-qe-nuk-e-sigurojne-as-buken/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala