Kosovarët, numër 1 në mesin e të arrestuarve për trafikim refugjatësh

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga janari deri në tetor, në Zvicër janë kapur afërsisht aq kontrabandistë me refugjatë sa në gjithë vitin 2014 ndërsa në krahasim me vitin 2013 kemi gati dyfishim të numrit.

Gjatë periudhës dhjetëmujore janë kapur pra 373 veta, shkruan azonline.ch. Prej tyre 278 trafikues me refugjatë janë kapur nëpër rrugët tokësore (me automjet ose këmbë), 78 me tren dhe vetëm 4 me aeroplan.

Një vit më parë (gjatë gjithë vitit) kanë qenë 384 arrestime ndërsa gjatë vitit 2013 gjithsej 211 sish.

Në regjionin kufitar II (rreth kantonit të Cyrihut) trafikantët më të shumtë të kapur kanë qenë nga Eritrea (15) e pas tyre vijnë ata nga Kosova (14) dhe nga Zvicra (11), transmeton albinfo.ch.

Ndërsa në nivel të Zvicrës, në vend të parë kanë qenë kosovarët, nga të cilët janë arrestuar për trafikim 53 veta. Pas tyre janë eritreanët me 47 të arrestuar etj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosovaret-numer-1-ne-mesin-e-te-arrestuarve-per-trafikim-refugjatesh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala