Kosovarët kafshohen nga gjarpri duke ikur ilegalisht në Kroaci

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy shtetas kosovarë pasi arritën të kalojnë ilegalisht përmes kufirit me Malin e Zi në Konavle, përgjatë rrugës ata u kafshuan nga një gjarpër, dukë përfunduar kështu në spitalin e Dubrovnikut.

Dy shtetas kosovar, të moshës 31 dhe 39 vjeç, të cilët kishin kaluar ilegalisht në Kroaci përmes kufirit me Malin e Zi të martën pasdite, janë transferuar në spital në Dubrovnik pasi janë pickuar nga gjarpri përgjatë rrugëtimit të tyre ilegal në Kroaci.

Gjendja e dy kosovarëve raportohet të jetë e qëndrueshme dhe janë jashtë rrezikut për jetë, shkruan e përditshmja kroate “JutarniList”. Trajtimi i tyre po vazhdon të bëhet në qendrën infektive të spitalit të Dubrovnikut dhe dyshohet se lloji i gjarprit nga i cili janë kafshuar dy kosovarët është “nepërka”.

Sipas burimeve të “JutarniList”, 31-vjeçari u kafshua në këmbë nga gjarpri ndërsa 39 vjeçari duke i dalë në ndihmë shokut të tij u kafshua në dorë dhe këmbë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosovaret-kafshohen-nga-gjarpri-duke-ikur-ilegalisht-ne-kroaci/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala