Kosovarët i mbajnë duart më të pastra se gjermanët! (FOTO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Siç duket gjermanët nuk janë edhe aq të pastër sa kemi menduar, të paktën jo sa kosovarët.

Pastrimi i duarve është një gjë higjienike e cila është esenciale për një shëndet të mirë.

Gallup International, i ka publikuar rezultatet e shteteve evropiane që më së paku dhe më së shumti i pastrojnë duart pas përdorimit të tualetit, transmeton lajmi.net.

Gjermanët duket se nuk janë të prirë për t’i pastruar duart pas përdorimit të tualetit, kurse Kosova radhitet e dyta në këtë listë.

Vetëm gjysma e të anketuarve në Holandë kanë thënë që i pastrojnë duart pas përdorimit të tualetit, ndërsa 96% e të anketuarve në Bosnje dhe Hercegovinë kanë deklaruar se i pastrojnë duart menjëherë pas përdorimit të tualetit, duke e bërë Bosnjën shtetin më higjienik në Evropë.

Pas Bosnjës, radhitet Kosova me 94% dhe Portugalia me 85%.

Më poshtë, e sjellim për ju fotografinë e plotë të anketimit ku mund të shihen shtetet me higjienën më të pastër dhe jo të pastër. /lajmi.net

– See more at: http://lajmi.net/kosovaret-i-mbajne-duart-me-te-pastra-se-gjermanet-foto/#sthash.5wEoSo7K.dpuf

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosovaret-i-mbajne-duart-me-te-pastra-se-gjermanet-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala