Kosovarët i kthehen leximit

Autori:Zekirja Shabani

Kulturën e leximit e patëm humbur kohë më parë. Kjo në bazë të hulumtimeve që janë bërë kohë pas kohe nëpër libraritë në vend. Thuhej se shkaktari kryesor i largimit të të rinjëve nga të lexuarit ‘klasik’ të librave është interneti, e së fundmi edhe rrjetet sociale ‘Facebook’, ‘Twitter’ e ‘Instagram’.

Por duket se shprehia e të lexuarit ka nis të kthehet në vendin e vet. Kosovarët kanë nisur të lexojnë më shumë. Jo, në masë të madhe. Por përqindja e lexuesve kohën e fundit po rritet. Kështu ka bërë me dije për Gazetën Fjala Besian Zeneli nga libraria “Buzuku”.

“Në librarinë Buzuku ka një klientelë duke filluar nga moshat 3, 4 e 5 vjeçare e deri tek pensionistët. Është për tu përmendur kujdesi i madh i prindërve për fëmijët ku lirisht mund të them se në librarinë tonë 30 deri 40 për qind e klientëve janë fëmijë të cilët dita ditës po rriten. Pra falë interesimit të prindërve dhe padyshim mesuesëve të cilat punojnë shumë me brezat e rinj dhe duke u preferuar fëmijeve literaturë bashkëkohore e cila i afron apo dhe bënë më kurreshtarë fëmijet”, ka theksuar ai.

Pensionistët duan të lexojnë, por skanë para për libra

Vetëdijësimi për lexim dita ditës po rritët edhe tek adoleshentët. Sipas Zenelit, nga viti në vit po shtohen kërkesat për libra edhe nga mosha adoleshente.

“Janë mosha e adoleshencës e cila po ashtu ka filluar të ketë një rritje nga viti në vit”.

E më të  vëmendëshit për tituj librash mbetet mosha e mesme. Preferencat e kësaj gjenerate shkojnë tek trendet botërore, vecanërisht nobelistët.

“Mosha e mesme apo lexuesi më i vëmendshëm që i përcjellë titujt më të spikatur, bie fjala trendet botërore, nobelistët, aktualitetet etj”, ka shtuar ai.

Por ata që kanë më shumë kohë për të lexuar, duket se nuk e kanë fort luksin e madh për të pas në duar titujt e rinj të librave. Gjendja e tyre financiare nuk është fort e kënaqshme sa pensionistët tanë të kenë mundësinë ti blejnë librat që ata do të donin t’i lexojnë.

 

“Nuk do ta harrojmë as moshën më të shtyrë apo pensionistët të cilët mund të themi që kanë pozitën më të rëndë në kohën që po e jetojmë kur dihet gjendja e tyre jo e mirë financiare dhe dëshira e tyre për të lexuar, sepse kanë kohën e mjaftueshme për të lexuar por fatkeqësisht mundësitë i kanë të kufizuara”, ka bërë me dije ai.

Çmimet e librave në vend varijojnë nga 5, 7,8, 10, 20 euro e më lart. Ato gjithnjë varën për nga rëndësia e librit dhe besimi që ka arritur të ofroj në treg tek lexuesit e rregullt, autori i veprës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosovaret-i-kthehen-leximit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala