Kosovarët e lumtur

Autori:Avdyl Pajaziti

Zvicra është vendi më i lumtur në botë, e pas saj vijnë Islanda, Danimarka, Norvegjia e Kanadaja, ka treguar një studim ndërkombëtar për lumturinë që është botuar në New York.

Janë ranguar 158 vende, e Finlanda, Holanda, Suedia, Zelanda e Re e Australia janë nga vendi 6 deri në vendin 10. ShBA është në vendin 15, Belgjika në 19, Britania e Madhe në 21, e Gjermania në vendin 26, Franca në 29, . Spanja 36, Italia në 50, Greqia në 102, Rusia në vendin 64.

Kosova sipas kësaj rangliste është para Serbisë, Shqipërisë e Malit të Zi. Ajo gjendet në vendin 69, Serbia në vendin 87, Mali i Zi në vendin 83 e Shqipëria në vendin 95.

Rusia është në vendin 64, Sllovenia në 55, Kroacia në të vendin 62, e Maqedonia në vendin 93.

Afganistanit (153) dhe Sirisë me luftë (156) iu bashkuan 10 vendet më të palumtura në fund të listës: Togo (158), Burundi (157), Benin (155), Ruanda (154.), Burkina Faso (152), Bregu i Fildishtë (151), Guineja (150) dhe Çadi (149).

Përkundër luftës, Iraku është në vendin 112, para Afrikës Jugore, Indisë, Kenias dhe Bullgarisë.

Krahas parave, raporti si kritere të lumturisë përmend rëndësinë e drejtësisë, ndershmërinë, besimin dhe shëndetin e mirë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosovaret-e-lumtur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala