Kosova zyrtarisht pjesë e MARRI-së

Autori:Zekirja Shabani

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka marrë pjesë në konferencën ministrore të Iniciativës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI) kur edhe zyrtarisht Kosova është pranuar anëtare e plotë, me të drejta të barabarta në këtë iniciativë.

Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndër-fqinjësor, ministri Hyseni tha se Kosova është fuqimisht e përkushtuar për bashkëpunim përmbajtjesor me të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, me qëllim të adresimit të dukurive që janë shqetësim për gjithë rajonin.

Ministri Hyseni ka shfrytëzuar këtë rast që të falënderojë të gjitha vendet që kanë përkrahur pjesëmarrjen e barabartë të Kosovës në këtë iniciativë dhe është zotuar që Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë përkatëse

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-zyrtarisht-pjese-e-marri-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala