Kosova vend i krimit dhe korrupsionit

Autori:Zekirja Shabani

Papunësia, krimi i organizuar e Korrupsioni janë sfidat që krerët e shtetit i kanë rënditur në agjendë në ditëlindjen e 7 të shtetit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se në këto shtatë vjet pavarësi dhe 15 vjet çlirim, kosovarët janë të pa barabartë me banorët e vendeve të ndryshme.

Sipas tij, kosovarët të vetmen gjë të përbashket me vendet e evropës i kanë cmimet e jo edhe zhvillimin ekonomik.

Për të ndryshuar këtë situatë ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, Kuvendi dhe tëë gjitha institucionet e vendit duhet të kenë në agjendë luftimin e të kqijave.

“Shifrat e larta të papunësisë, shifrat e larta të varfërisë, korrupsionit dhe krimi i organizuar janë sfidat që duhet të zgjidhen para nesh”, ka thëënë Mustafa.

Me angazhim në këtë fushë ai ka thënë se do të ndalet edhe ikja e qytetarëve nga vendi.

Kosovarët sipas tij, nukkanë arsye të largohen nga Kosova dhe u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos e lënë vendin për të ja mësyrë shteteve të BE-së, pasi atje nuk do të gjejnë jetën më të mirë të cilën shpresojnë.

Jeta më e mirë sipas mustafës është në Kosovë.

Ndërkaq, Kadri Veseli, që ishte kryespiun i Kosovës në ditën kur u shpall pavarësia, në përvejtorin e 7 të shtetit  u është drejtuar qytetarëve si kryetar i Parlamentit të Kosovës.

Veseli që deri në qershor të vitit 2008, rendin dhe ligjin e kontrollonte nga nëntoka si udhëheqës i Shërbimit Informativ të Kosovës, pohon se ende sfida kryesore e shtetit sipas tij është sundimi i ligjit.

“Pas shtatë vitesh pavaarësi është koha e fundit që kosovën ta heqim nga lista e vendeve që ka problem me sundim të ligjit. Ta bëjmë sundimin e ligjit moralin tonë, nderin tonë, patriotizmin tonë”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, pavarësisht të arriturave të deritashme, mbetet ende shumë punë për tu bërë në Kosovë.

“… Ndonëse jemi bërë pjesë e mekanizmave ndërkombëtar, na mbetet ende shumë punë për të bërë”.

Shtatë vite pas shpalljes së Kosovës shtet, krerët e vendit vlerësojnë se historia e re e Kosovës është përcjellë me sfida të mëdha dhe të tilla sfida e presin edhe në të ardhmen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-vend-i-krimit-dhe-korrupsionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala