Kosova- tema e parë e bisedimeve BE-Beograd

Autori:Avdyl Pajaziti

Në mesin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian është arritur konsensusi që të hapen kapitujt e parë negociues me Beogradin, e, si datë parimore e konferencës ndërqeveritare kur dhe do të zyrtarizohen negociatat, është 15 dhjetori.

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ka konfirmuar për “Novosti” të Beogradit se në gjysmën e muajit të ardhshëm, është planifikuar mbajtja e takimit ndërmjet qeverisë serbe dhe të BE-së, transmeton Koha.net.

Daçiq ka thënë se Serbia negociatat me BE-në do t’i startojë me kapituj 35 dhe 32, që kanë të bëjnë me Kosovën dhe me kontrollin financiar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-tema-e-pare-e-bisedimeve-be-beograd/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala