Kosova ta ndërrojë strategjinë e saj në dialogun me Serbinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës duhet ta ndërrojë strategjinë e saj në dialogun me Serbinë në Bruksel.

Kështu vlerësojnë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ata thonë se nevoja për ndryshim, vjen sidomos pas seancës së djeshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Serbia edhe njëherë dëshmoi se Kosovën vazhdon ta trajtojë si provincë të saj.

Një strategji e re i duhet Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, rekomandojnë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare. Profesoresha e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Iliriana Islami thekson se Kosova deri më tani ka treguar maturi në dialog. Por, tani ajo thotë se Qeveria duhet të ndryshojë strategjinë e saj dhe më shumë sesa me veten, të merret me pengesat që po ia bën Serbia, e po ashtu t’ia bëjë të qartë BE-së se dialogu me këtë qasje të Serbisë është i pamundshëm.

“Pas seancës të mbrëmshme, është shumë e vështirë që të dialogohet me Serbinë. Esenca ësht ëqë lobimi të bëhet në atë mënyrë që tëtregohet që ne me Serbinë nuk po kemi mundësi që të veprojmë as të diskutojmë. Kjo është esenca, si Qeveria e Kosovës të krijojë strategji të re dhe të thotë se asgjë nuk funksionon”, tha Islami për Radio Kosovën.

Edhe Vigan Qorrolli, ligjëruesi i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë se pavarësisht marrëvshjes për normalizimin e marrëdhënieve, po e pengon Kosovën. Ai thekson se Serbia po vazhdon ta penalizon Kosovën për të qenë subjekt i të drejtës ndërkombëtare. Andaj, Qorrolli thotë se Kosova duhet ta ketë një qasje tjetër në Bruksel.

“Qasja e Kosovës me Serbinë duhet të ndryshojë në Bruksel dhe të detyrohet Serbia që most a penggojë Kosovën në organizmat ndërkombëtarë dhe ta paraqes Kosovën si një shtet që realisht është i fortë, që po tenton të konsolidohet”, tha Qorrolli për Radio Kosovën.

Gjithsesi, sipas Qorrollit, Serbia me qasjen e saj, do të vazhdojë ta pengojë Kosovën dhe ta pamundësojë që të jetë një aktor i veçantë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Për këtë arsye, profesoresha Iliriana Islami thotë se i mbetet Qeverisë së Kosovës që të hartojë një strategji të re dhe t’ia bëjë me dije Evropës se Serbia është ajo që po e pengon normalizimi ne marrëdhënieve. Sipas saj, Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë nga Evropa trysni më të madhe ndaj Serbisë, ose të kërkojë që të ndërpriten përkohësisht bisedimet me Serbinë në Bruksel. /RTK

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-ta-nderroje-strategjine-e-saj-ne-dialogun-me-serbine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala