Kosova synon anëtarësimin në Odën Ekonomike Europiane

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safer Gërxhaliu, ka takuar homologun e tij nga Turqia Rifat Fisarciklioglu, i cili njëherësh është edhe zëvendëskryetar i Odave të Europës, njofton Klan Kosova.

Në mes tjerash në këtë takim u diskutua edhe pranimi i Kosovës në EUCH i cili pritet të bëhet me 15 Tetor respektivisht 16 të këtij muaji, e kjo sipas Gërxhaliut vjen si rezultat i mbështetjes së odës ekonomike turke.

I pari i odës ekonomike turke Rifat Fisarciklioglu tha se ka ardhur më shumë përfaqësues të bizneseve turke që t’ju tregojë mundësitë e bashkëpunimin mes Kosovës e Turqisë në mënyrë që të ketë sa më shumë investime nga ana e turqve në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-synon-anetaresimin-ne-oden-ekonomike-europiane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala