Kosova si Rusia me ministra

Kosova ka një numër të vogël të popullsisë, 1.7 milionë banorë, por ka një kabineti qeveritar me të cilin konkurron shtete të mëdha të botës me plotë 21 ministra në 19 ministri, raporton Gazeta Fjala.
Vendi më i varfër në Evropë, lë prapa Gjermaninë, Francën, Italinë e shumë vende tjera me popullësi shumëherë më të madhe kur është në pyetje numri i ministrive.
Për këtë ia kalon edhe Rusisë, për numrin e ministrave ndërsa ka vetëm një ministri më pak se ky shtet që ka 142 milion banorë, shkruan Gazeta Fjala.
Ja lista krahasuese
Franca ka 16 ministri
Italia – 17
Gjermania – 15
Britania e Madhe – 12
Polonia – 12
Irlanda – 14
Belgjika – 12
Portugalia – 13
Greqia – 16
Çekia – 16
Hungaria – 8
Austria – 13
Norvegjia – 14
Sllovakia – 13
Turqia – 15
Serbia – 14
Rusia – 20
Rumania – 23
Shqipëria – 19