Kosova shkatërroi 1,742 armë të vogla dhe të lehta

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Ditën ndërkombëtare të shkatërrimit të armëve, Policia e Kosovës ka shkatërruar mbi 1,742 copë të armëve të vogla dhe të lehta. Armët e shkatërruar janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre gjatë hetimit të krimit.

Në këtë ceremoni morën pjesë: ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, zëvendëspërfaqësuesja e UNDP, Alessandra Roccasalvo dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se sot në Ditën ndërkombëtare të shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta patën edhe një aksion të shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta të sekuestruara në faza të ndryshme gjatë vitit nga Policia e Kosovës.

“Është një ditë e veçantë, kur Kosova sërish rithekson përkushtimin e fuqishëm që të zbatoj standardet më të larta ndërkombëtare për kontrollin e armëve, përkatësisht luftimin e posedimit të paligjshëm të armëve dhe municionit dhe në të njëjtën kohë, Kosova demonstron përkushtimin e fuqishëm që të luftojë të gjitha llojet e paligjshme të trafikimit me armë”, tha ministri Hyseni.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-shkaterroi-1742-arme-te-vogla-dhe-te-lehta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala