Kosova reciprocitet Serbisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Bllokimi i librave në gjuhën shqipe nga pala serbe, ka shtyrë palën kosovare që të vënë masa reciprociteti në prurjen e librave në gjuhen serbe në Kosovë.

Çështja e librave ishte trajtuar edhe në Bruksel nga pala serbe dhe ajo kosovare me ndërmjetësimin e Brukselit dhe pala serbe ishte zotuar për një zgjidhje brenda dy dite.

Por edhe pse ka kaluar më shumë se një javë që nga zotimi i palës serbe, kjo e fundit ka vazhduar t’i mbaj peng librat me arsyetimin se duhet rishikuar përmbajtja e tyre.

Bllokimi i librave në terminalin doganor në Serbi, përveç që ka lënë nxënësit shqiptar pa tekste shkollore që një muaj e gjysmë, ajo po i shkakton dëme edhe buxhetit të Kosovës, për të paguar qëndrimin brenda terminalit, raporton Tribuna.

Zenun Halili, këshilltari i lartë i ministrit të Arsimit, Arsim Bajramit, për Tribuna Channel tha se ne e kemi informuar Serbinë për masat e reciprocitetit të vëna ndaj saj, në lidhje me ndalimin e librave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-reciprocitet-serbise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala