Kosova pro amerikane, qendër e xhihadit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova i ka borxh Perëndimit ekzistencën e saj. Kryeqyteti ka edhe një statujë të Bill Clinton. Por edhe këtu, shteti islam është duke lëshuar rrënjë.

Vendi Perëndimorë që ka dërguar më së shumti rekrutë për t’ju bashkuar Shtetit Islamik dhe grupeve tjera militante në Siri dhe Irak është ai shtet që i ka borxh ekzistencën e tij si  shtet të intervenimit ushtarak të NATO-s.
Një raport në prill nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), tregon se që nga janari, 232 kosovarë i janë bashkuar grupeve islamiste militante në Siri dhe Irak,  125 rekrut për çdo një milion njerëz që jetojnë në vend. Kjo është shumë përpara Bosnjës, e cila vjen e dyta me 85 rekrutë për një milion, dhe e Belgjikës, që renditet në vendin e tretë, me 42 rekrutë për milion.
Kosova shpalli pavarësinë me 2008 pasi kaloi pjesën më të madhe të dekadës së kaluar nën administrimin e Shteteve të Bashkuara që u krijua pas luftës së 1998-99 me Republikën Federale të Jugosllavisë, raporton Gazeta Fjala.
Konflikti, në të cilin Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvilloi një luftë guerile kundër forcave jugosllave dhe paramilitarëve serbë, në pjesë të madhe u fitua për shkak të sulmeve ajrore të NATO-s kundër pozicioneve ushtarake dhe infrastrukturës të Jugosllavisë.

Lufta përfundoi me ndarjen e Kosovës nga Republika Federale e Jugosllavisë.
Në mirënjohje, kosovarët quajtën  një bulevard të madh në kryeqytetin e tyre, Prishtinën, Bill Clinton, presidenti amerikan gjatë luftës së vitit 1999, dhe e dekoruan me një statujë të tij tre metra të gjatë . Ata kanë quajtur edhe një rrugë Xhorxh W. Bush, i cili ishte president kur Amerika njohu pavarësinë e Kosovës.
Sipas Shpend Kursanit, hulumtues në QKSS dhe autor i raportit, shumica e kosovarëve ende kanë një pikëpamje pozitive ndaj Amerikës dhe NATO-s.

E megjithatë, thotë ai, shumica e kosovarëve në luftimet në Lindjen e Mesme u janë bashkuar shtetit islamik, një milici qëllimet e të cilës përfshijnë zhvillimin e luftës në Perëndim-rritjen shqetësuese rreth aftësisë së shtetit islam për të depërtuar komunitetet që, duke janë laike dhe pro-perëndimore , do të duket se kanë pak arsye për të mbështetur atë.
Suksesi i Shtetit Islamik në rekrutimin në Kosovë shqetëson kosovarët të cilët nuk favorizojnë  grupin, ose bashkëqytetarët e tyre që bashkohen në të. “Ka një kuptim që njerëzit që i bashkohen shtetit islam tradhtojnë në shumë mënyra kombin”, thotë Florian Bieber, profesor i studimeve të Evropës Juglindore në Universitetin e Graz-it./Gazeta Fjala/.

(Teksti në gjuhën angleze është botuar ne http://www.macleans.ca ).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-pro-amerikane-qender-e-xhihadit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala