Kosova prezantohet në “Foodex” të Japonisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Përfaqësuesit e Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, së bashku me përfaqësuesit e kompanive të ushqimit dhe pijeve nga Kosova, janë  duke marrë pjesë në panairin “Foodex 2015” i cili po mbahet në Tokio të Japonisë.

Gjatë këtij panairi kompanitë nga Kosova janë duke promovuar produktet e tyre si dhe janë duke realizuar takime të ndryshme për të krijuar bashkëpunime me kompanitë pjesëmarrëse.

Panairi i ushqimit dhe pijeve “Foodex 2015”  është panairi më i madh aziatik në të cilin marrin pjesë rreth 2800 ekspozues nga 78 regjione nga mbarë bota, me rreth 76.000 vizitorë.

Ky panair është një  mundësi e mirë për krijimin e kontakteve me personat kyç të kompanive të mëdha në këta sektorë.

Pjesëmarrja në panairin “Foodex 2015” është organizuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, JETRO (Japan External Trade Organization) dhe JICA (Japan International Cooperation Agency).

 

Panairi “Foodex 2015” mbahet në Tokio të Japonisë në datat 3-6 mars 2015.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-prezantohet-ne-foodex-te-japonise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala