Kosova pret 3.5 për qind rritje ekonomike

Autori:Zekirja Shabani

Kosova do të ketë rritje ekonomike 3.5 për qind për vitin 2015. Këto janë parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës BQK), të cilat i shpalosi Guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza para komisioni parlamentar për buxhet dhe financa, të martën.

Ai ka rikujtuar se vitin e kaluar vendi ka pasur rritje 2.7 për qind, kjo ka ardhur për shkak uljes së eksportit, rënies së investimeve kapitale dhe atyre të huaja.

Parashikimet e BQK-së janë parë si shumë optimiste nga deputetët të cilët kanë ngritur shqetësime lidhur me gjendjen në terren. Ata janë shprehur të shqetësuar me rënien e investimeve dhe mungesën e prodhimit vendës karshi importit.

Në vitin 2014 në Kosovë kanë qenë 123 milionë euro, investime të huaja direkte në krahasim 225 milionë që ishte në vitin 2013. Ndërkaq, deficiti tregtarë shënoj rritje prej 2.2 miliardë eurosh, ndërsa eksporti ishte 324.6 milionë euro.

Hamza tha se rënia e investimeve ka ndodh edhe për shkak të shitjes se aksioneve të kompanive të huaja në vendin tonë tek banorët rezidentë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-pret-3-5-per-qind-rritje-ekonomike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala