Kosova pranohet në FAI

Autori:Avdyl Pajaziti

Federata Aeronautike e Kosovës (FAK) është pranuar sot në Federatën Ndërkombëtare të Aeronautikës (FAI) kanë bërë të ditur zyrtarët e lartë të FAK-ut sot në rrjete sociale.

Ata sot kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e FAI-së në Rotterdam të Holandës, ku me vetëm dy vota kundër dhe të tjerat të gjitha ‘pro’ Kosova është anëtare e re e organizatës botërore të aeronautikës.

Ajo çka vlen të përmendet është se edhe Rusia e Kina kanë votuar ‘për’ pranimin e Kosovës, derisa vetëm Serbia e Spanja kanë qenë vendet që kanë kundërshtuar pranimin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-pranohet-ne-fai/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala