Kosova po përgatit reformë thelbësore të administratës publike

Autori:Gazeta Fjala

Ministria e Administratës Publike së bashku me Zyrën e Komisionit Evropian, OECD, SIGMA, RESPA si dhe institucionet e tjera të Qeverisë së Kosovës, mbajti sot takimin e katërt për të diskutuar për Reformën në Administratë Publike.

Sekretari përgjithshëm i Ministrisë së Administratës Publike, Fitim Sadiku, duke hapur punimet, tha se Ministria e Administratës Publike do të finalizojë Strategjinë për modernizimin e administratës publike 2015-2020 dhe Planin e saj të veprimit 2015-2017. Po ashtu, ai tha se prioritet mbetet që në afat të caktuar të zbatohet Strategjia e Veprimit, transmeton Koha.net.

Si nga mysafirët, ashtu dhe nga folësit të tjerë, diskutimet ishin të përqendruara kryesisht për dokumentet strategjike dhe koordinimin e politikave të RAP-it.

Shefi i Divizionit Politik në Zyrën e BE-së, z.ThomasGnocchi, përgëzoi Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe instutcionet e saj lidhur me përkushtimin rreth zbatimit të Reformës në administratë publike.

Debati u zhvillua edhe rreth Ligjit për procedurat administrative, Ligjit për Pagat, Katalogut të vendeve të punës, lansimin e Sistemit për menaxhimin e performancës, Ligjin për organizimin e admionistratës publike, si dhe për menaxhimin e shërbimit publik dhe të burimeve njerëzore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-po-pergatit-reforme-thelbesore-te-administrates-publike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala