Kosova pjesë e konferencës vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Punës

Në Konferencën vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Punës- ILO, po merr pjesë delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe përfaqësuesit e Këshillit Ekonomiko – Social.
Në Konferencë, Ministri dhe delegacioni po takohen me përfaqësues të lartë të kësaj konference, si dhe me delegacione të vendeve pjesëmarrëse.
Në njoftimin e ardhur nga kjo ministri është veçuar rëndësia e takimit me Presidenten e Konferencës Juanzeme, kreun e Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave Wienen, me Drejtoreshën e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit të ILO me bazë në Torino O’Donovan, si dhe me delegacionet nga Turqia e Katari.
Si rezultat i kësaj vizite, është arritur të formalizohen bashkëpunime në fushën e fuqizimit të dialogut social, dhe ngritjes së kapaciteteve të partnerëve anëtarë të Këshillit Ekonomik Social; në realizimin e vizitave zyrtare në Turqi dhe Lituani me qëllim të forcimit të bashkëpunimit; në organizimin e një vizite me drejtues ekzekutiv të ILO-s; në inicimin e pjesëmarrjes në rrjete dhe forume të specializuara në fushën e punë s dhe organizimit sindikal dhe forma tjera të bashkëpunimit.