Kosova përfiton 70 milion euro nga Suedia

Autori:Gazeta Fjala

70 milion euro është shuma që do përfitoj Kosova nga një marrëveshje e nënshkruar sot me shtetin e Suedisë.

Kjo, sipas sekretares së shtetit për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ulrika Modeer, është vazhdim i përkrahjes së Kosovës në procese të rëndësishme të saj.

Suedia ka premtuar që përpos fushës për sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, Kosovën do ta përkrah edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Këto deklarata janë bërë në një konferencë për media pas takimit qe Modeer ka mbajtur me zv/ministrin për integrime evropiane Ramadan Ilazi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-perfiton-70-milion-euro-nga-suedia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala