Kosova për një muaj importoi 246 milion euro mallra

Autori:Zekirja Shabani

Në Kosovë vetëm gjatë muajit korrik u importuan mallra në vlerë 246 milion euro ndërsa u eksportuan 36.6 milion euro produkte “Made in Kosova”.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave te Kosovës deficiti tregtar në këtë periudhë ishte 209.3 milion euro me një rritje prej 6 milion euro në krahasim me vitin e kaluar.

Të dhënat për grupet kryesore  të eksportit dëshmojnë se 38.2 për qind të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 18.1 për qind produktet minerale; 14.2 për qind perla, gurë të çmuar, metale të çmuara etj.; 6.5 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani.

Ndërkaq, më së shumti në Kosovë importohet me 15.3 për qindprodukte minerale; 14.3 për qind  ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.5 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.1 për qind metalet bazë dhe artikujt prej tyre.

Përqindja më e madhe e importit vazhdon të jetë nga: Serbia 13.9 për qind, Gjermania 11.2 për qind, Italia 9.3 për qidn, Turqia 9.3 për qind,  Kina 9.0 për qind, Shqipëria 5.3 për qind, Maqedonia 5.3 për qind.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-per-nje-muaj-importoi-246-milion-euro-mallra/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala