Kosova pastrohet me vetëm 12 mijë euro

Autori:Zekirja Shabani

Për një ditë, me nismën “Ta pastrojmë Kosovën”, në gjithë Kosovën janë larguar 86 deponi të mëdha mbeturinash. Krejt kjo me angazhim të mbi 42 mijë vullnetarëve dhe me vetëm 12 mijë euro shpenzime.

Luan Hasanaj udhëheqësi i iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, ka treguar se gjatë këtij aksioni janë angazhuar të gjitha komunat dhe kompanitë private të cilat vullnetarisht kanë larguar mbeturinat.

Kostoja totale e aksionit në para ka qenë 12 mijë euro. Ndërsa vlera e punës që është bërë po të kontraktohej nga institucionet do të kalonte mbi 1 milion euro.

Mitrovica konsiderohet më numrin më të madhe të vullnetarëve, rreth 17 mijë. Ndërkaq, Prishtina është zgjedhur si komuna më e suksesëshme në këtë aksion.

Sipas Hasanajt, në shumë komuna aksioni për pastim është duke vazhduar ende për shkak të sasisë së madhe të mbeturinave në lokacione të ndryshme.

Ai ka bërë të ditur se aksionet e pastrimit tash e tutje do të jenë të rregullta me datë 24 të  çdo muajt dhe për ditën e mjedisit më 5 qershor do të pastrohet liqeni i Fjerzës.

Ndërsa, Zekirja Shabani, kryetari i Asociacion të Gazetarëve të Kosovës, ka thënë se gazetarët e kanë pjesë të punës së përditshme të tyre pastrimin.

“Kjo është pjesa që ne gazetarët e bëjmë çdo ditë dhe mundohemi ta pastrojmë Kosovën prej të këqijave si korrupsion e telasheve tjera që e ngulfasin ambientin ku jetojmë”.

AGK, sipas tij, do të vazhdoj të përkrah avancimin profesional të gazetaarëve për raportim korrekt dhe profesional dhe të nxis raportimin për ndërgjegjësim të qytetarëve të pa përgjegjshëm edhe ti mbajë përgjegjës institucionet përgjegjëse më punë e tyre.

Lorik Muqaj nga Green Art Center ka treguar se në kuadër të aksionit për pastrimin e Kosovës,  janë larguar nga hapësirat publike një numër i madh i mbeturinave të rrezikshme për jetën.

Sipas tij, një pjesë e këtyre hapësirave që deri dje shfrytëzoheshin si kontejner, tani mund të funksionalizohen dhe të vihen në shërbim të qytetarëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-pastrohet-me-vetem-12-mije-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala