Kosova nuk siguron bukën, as këtë vit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova as gjatë këtij viti nuk do të arrijë t’i plotësojë nevojat e popullatës për ushqim nga rendimentet e grurit. Sipas fermerëve në terren, Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, këtë vit rendiment do të ketë vetëm për 30 për qind të nevojave të qytetarëve.

Kurse nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë thënë se pa përfunduar korrje-shirjet nuk mund të japin shifra të sakta.

Ndryshe, fermerët dhe Sindikata, po ankohen për farë jocilësore të furnizuara nga autoritetet e Kosovës.

Këta të fundit madje thonë se MBPZHR-ja, po subvencionon edhe mijëra hektarë tokë të cilat nuk u mbollën asnjëherë me grurë./Zëri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-nuk-siguron-buken-as-kete-vit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala