Kosova nuk ndikohet nga Greqia, Shqipëria po

Autori:Avdyl Pajaziti

Kriza ekonomike në Greqi, nuk mund të ndikojë në ekonominë e Kosovës, por po në atë të Shqipërisë. Kështu ka deklaruar njohësi i çështjeve ekonomike, Muhamet Sadiku për Indeksonline.

Sadiku ka thënë se Kosova nuk ka aq raporte ekonomike e tregtare me shtetin në krizë që do të mund të ndikonte në ekonominë e vendit.

“Varet Shqipëria dhe Kosova kanë raporte ekonomike me Greqinë. Kosova raporte ekonomike dhe tregtare me Greqinë nuk ka aq sa…Mund të jetë vetëm një reflektim simbolik”, është shprehur Sadiku për Indeksonline.

Sipas tij, Shqipëria si shtet fqinj i Greqisë mund të ndikohet nga kriza kur kemi të bëjmë me emigracionin shqiptar në Greqi.

“Por, mund të ketë ndikim në raportet me Shqipërinë, duke pasur parasysh numrin e madh të emigrantëve shqiptarë që emigrojnë në Greqi. Nëse ka çrregullime financiare në Greqi, sigurisht që kjo do të reflektohet me të ardhurat e emigracionit shqiptar atje, si dhe do të reflektojë në standardin e tyre në Greqi. Do t`i reduktojë edhe mundësitë financiare në vendin e tyre, d.m.th në Shqipëri”, ka thënë Sadiku.

Ai ka shtuar se Shqipëria edhe pse nuk është në eurozonë dhe nuk e përdor valutën evropiane, ajo mund të reflektohet nga dërgesat që i bëjnë emigrantët nga Greqia./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-nuk-ndikohet-nga-greqia-shqiperia-po/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala