Kosova nuk mund t’i mbrojë dëshmitarët

Autori:Avdyl Pajaziti

Sistemi i Drejtësisë në Kosovë është dalë të jetë shumë i dobët nga hulumtimi “Mbrojtja e Dëshmitarëve në Republikën e Kosovës” i realizuar nga Qendra për Hulumtim, Dokumentin dhe Publikim (QHDP).

Në bazë të këtij hulumtimi del se ka pasur ankesa se Ministria e Drejtësisë nuk ka procese të definuara për sistemin prokurorial dhe gjyqësorë në mbrojtjen e Dëshmitarëve.

“Në Kosovë mungon vullneti politik për sundim të ligjit dhe mbrojte të dëshmitarëve”, u tha gjatë prezantimit të këtij hulumtimi.

Besa Kabashi – Ramaj, udhëheqëse e QRDP-së tha se EULEX ka pasur në fillim kredibiliet por që më vonë e ka humbur atë dhe është trashëguar nga institucionet e Kosovës.

“Qytetarët kanë shumë pak besim tek institucionet e Kosovës dhe ata nuk duan të dëshmojnë dhe kjo ka ndikuar sidomos në rastet e fundit të EULEX-it”, ka thënë Besa Kabashi – Ramaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-nuk-mund-ti-mbroje-deshmitaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala