Kosova nuk ka statistika të sakta për abortin

Autori:Avdyl Pajaziti

Sistemi Informativ Shëndetësor jofunksional, sistemi shëndetësor i fragmentuar dhe me mungesë të rëndë të vazhdimësisë së kujdesit, si dhe sistemi i dobët i llogaridhënies në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor pa mekanizma të mirëfilltë të monitorimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së kujdesit kanë bërë që Kosova të mos ketë statistika të sakta për ndërprerjen e shtatzënive.

Ndonëse Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë i ka të përcaktuara dispozitat të cilat i rregullojnë këto çështje, për gjitha këto vite Ministria e Shëndetësisë ka dështuar që të mbledhë të dhënat e aborteve të kryera sidomos në klinikat private, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për pasojë çështja e aborteve, sipas Shefit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Skënder Syla, aktualisht mund të trajtohet vetëm në formë spekulimi.

Në një intervistë për “E diela me Kohën Ditore”, Syla ka folur për rëndësinë e të dhënave të cilat do të duhej t’i mblidhte MSH-ja, për mungesën e një zinxhiri kontrollues, i cili do ta mbikëqyrte këtë proces në Kosovë.

Sipas tij, ngritja e vetëdijes për edukatën seksuale është përgjegjësi vetëm e institucioneve vendore, për shkak që, siç ka thënë ai, nismat e tilla mund të kenë sukses vetëm nëse merren nga institucionet vendore

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-nuk-ka-statistika-te-sakta-per-abortin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala