Kosova nuk hyn në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Fushata e ashpër e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO pati sukses. Përkundër mbështetjes së Kosovës nga fuqitë e mëdha, Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s votoi të hënën kundër pranimit të Kosovës në këtë agjenci të specializuar të Kombeve të Bashkuara, për arsim, kulturë dhe shkencë.

Beogradi zyrtar pati paralajmëruar se do të bëjë gjithçka që është e mundur që kjo çështje të dështoi.

Ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq, ka deklaruar se janë objektiv dhe shumë të dyshimtë sa i përket komentit pozitiv të Konferencës së Përgjithshme mbi kërkesën për pranimin e Kosovës.

“Duke pasur parasysh faktin se sistemi i votimit në UNESCO, shtetet jo-anëtare të OKB-së duhet të sigurojnë dy të tretat e votave të atyre që janë për pranim, kurse ata abstenojnë votat e tyre nuk merren parasysh, dhe sipas gjitha gjasave dallimi në vota ‘për’ dhe ‘kundër’ do të jetë shumë i ngushtë”, ka deklaruar ambasadori serb Tanaskoviq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-nuk-hyn-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala