Kosova nuk e nënshkroi MSA-në si një shtet i pavarur

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se Kosova ka nënshkruar MSA-në në një formë ndryshe në krahasim me shtetet tjera që kanë nisur rrugën për integrim në BE
Me këtë, sipas Gjuriqit, tregon se Kosova nuk e ka bërë këtë marrëveshje si shtet.
Gjuriq për mediat ruse ka thënë se këtë dokument, Kosova e ka nënshkruar si palë juridike dhe, jo si shtet, transmeton lajmi.net.
Ai ka vlerësuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshje mes BE-së dhe Kosovës, nuk nënkupton se Serbia ka pranuar pavarësinë e kësaj të fundit.
“Vet fakti që me Kosovën kjo marrëveshje ka qasje tjetër në krahasim me shtetet tjera të cilat janë bërë shtete kandidate apo që kanë krijuar marrëdhënie me BE, flet se Kosova nuk është shtet”, ka thënë Gjuriq.