Kosova “ngel” në fushën e njohjeve

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjatë dhjetë muajve sa është në detyrën e tij kryediplomati, Hashim Thaçi, ka arritur t’i sjellë Kosovës njohjen nga vetëm dy shtete, Antigua dhe Barbuda, si dhe Niue (shtet joanëtar i OKB-së). Njohja e Kosovës si shtet nga vendet e huaja ka mbetur në plan të dytë nga Qeveria e vendit. Sipas njohësve të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare, Kosova po dështon sa i përket procesit të njohjeve, pasi që dikasteri i determinuar për politikë të jashtme më shumë po merret me politikat e brendshme.

E po ashtu fuqia më e madhe e gjithë politikës kosovare është orientuar për në UNESCO, duke lënë anash njohjet e reja, sidomos ato nga pesëshja e BE-së. Profesori universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë se çështja e lobimit dhe politikës së jashtme ka qenë dytësore për institucionet e Kosovës, shkruan Zeri.

Hoti thotë se Kosova ka dështuar në kuptimin e lobimit sepse formula qeverisëse është bërë mbi bazën e interesave për të zhvilluar disa objektiva ose prioritete që ka pasur vendi brendapërbrenda dhe politika e jashtme ka qenë e dorës së dytë…

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-ngel-ne-fushen-e-njohjeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala