Kosova në UNESCO, garanci për ruajtjen e trashëgimisë

Autori:Gazeta Fjala

Drejtoresha e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko, ka thënë për “Radio Evropa e Lirë” se përpjekjet e Beogradit zyrtar që të pengohet anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO), me pretekstin se shqiptarët i kanë shkatërruar tempujt dhe monumentet e shenjtë serbë, tingëllon skajshmërisht cinik kur kihet parasysh se çfarë ka shkatërruar dhe djegur Serbia në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe pikërisht në Kosovë.

Objektivisht, pohoi Biserko, UNESCO është garanci për ruajtjen e të gjithë monumenteve kulturore kudo në botë.

Biserko theksoi se bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është solid në nivelin joformal, e posaçërisht në rrafshin kulturor.

Organizta të shumta joqeveritare të të dy vendeve janë angazhuar në projekte me artistë të rinj, duke përfshirë projektin aktual të Komitetit të Helsinkit “Muaji i kulturës së Serbisë në Prishtinë”, i cili ishte paraprirë nga “Muaji i Kosovës në Beograd”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-ne-unesco-garanci-per-ruajtjen-e-trashegimise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala