Kosova në prag të anëtarësimit në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se Kosova po hyn në fazën përfundimtare të anëtarësimit në UNESCO dhe kjo sipas tij është rezultat i një pune të fuqishme të institucioneve të Kosovës.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook

“Kosova po hyn në fazën përfundimtare të anëtarësimit në UNESKO. Është ky një rezultat i një pune të fuqishme të institucioneve të Kosovës, i besimit që Kosova ka arritur ta krijoj në bashkësinë ndërkombëtare dhe i përkrahjes së fuqishme nga miqtë tanë.

Kosova do të respektoj të gjitha standardet botërore të ruajtjes dhe kultivimit të trashëgimisë kulturore, mbi bazë të Kushtetutës dhe të Planit Gjithëpërfshirës të Marti Ahtisarit dhe ekspertizës së UNESKO-s. Do të ndërtojmë edhe vlera shkencore e arsimore mbi këto baza.

Ndërkaq, për udhëheqjen e Serbinë është koha e fundit që ata të mendojnë sesi ti bëjë mirë vendit të tyre e jo si ti bëjnë keq Kosovës. Sepse edhe shumë kohë duhet të shërohemi nga pasojat e të këqijave të tyre”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-ne-prag-te-anetaresimit-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala