Kosova në kolaps energjetik?

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova gjatë këtij muaji po ballafaqohet me vështirësi në prodhim dhe furnizim me energji elektrike. Madje ditëve të fundit gjendja është duke shkuar drejt një kolapsi energjetik.

Shumë rajone të vendit që me orë të tëra po mbesin pa energji elektrike. Kjo si pasojë e prodhimit të paktë të energjisë elektrike që po vjen nga Korporata Energjetike e Kosovës, te distributori KEDS.

Sipas të dhënave zyrtare të kësaj Korporate, blloqet e saj po prodhojnë 280 megavat orë energji elektrike. Në mungesë të prodhimit kompania distribuuese KEDS gjatë javës që lamë pas ka importuar energji elektrike deri në 700 megavat.

Kjo ka bërë që edhe çmimi i energjisë së importuar të jetë 3 fish më i lartë se ai që KEDS e ka kontraktuar nga KEK.

Për një megavat orë energji elektrike të importuar, KEDS ka paguar çmimin në vlerë prej 70 eurosh, kurse me KEK ky distribucion ka kontratë prej 26 euro për megavat. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-ne-kolaps-energjetik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala