Kosova në hartën e vendeve që nuk pihet uji

Autori:Avdyl Pajaziti

Derisa shumica e turistëve në vendet e treta blejnë shishe me ujë, pak kujt i kish shkuar në mendje që uji nuk është i sigurt për t’u konsumuar në shumicën e vendeve të Evropës.

Në hartat autore e të cilave është agjencia Citybase apartments, mund të shihet se në cilat vende nuk duhet të mendoni për përdorimin e ujit nga çezmat, e në të cilat duhet të bëni kujdes.

E si për çudi, në këtë hartë Kosova është përfshirë te vendet që duhet pasur kujdes nga uji i çezmave, mirëpo dihet që uji në vendin tonë pihet gjithandej pa problem.

Agjencia po ashtu kërkon kujdes nga turistët edhe kur i pastrojnë dhëmbët, që ujin assesi mos ta pinë. Po ashtu kërkohet kujdes edhe kur freskohen në pishina ose lahen në afërsi të pishinave.

Sipas hartës, uji i çezmave nuk bën të konsumohet, përveç Kosovës, as në Shqipëri, Serbi, Armeni, Bosnjë, Kroaci, Bullgari, Qipro, Estoni, Azerbajxhan, Qipro, Estoni, Gjeorgji, Hungari, Kazakistan, Lituani, Mali i Zi, Rumani, Moldavi, Rusi, Sllovaki, Turqi dhe Ukrainë.

Ndërsa vendet sigurta janë: Andorra, Austria, Belgjika, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Italia, Letonia, Luksemburgu, Maqedonia, Malta, Monako, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Spanja dhe Britania e Madhe.

Kështu duket harta:

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-ne-harten-e-vendeve-qe-nuk-pihet-uji/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala