Kosova ndihmon Shqipërinë

Të shtunën nga Kosova për në Shqipëri nisen ndihmat e para pas përmbytjeve.
Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi që ka thirrur ambasadori i shqipërisë në Prishtinë Qemajl Mingjozi me bizneset kosovare.
Sipas tij Kosova e Shqipëria në këto situata gjithmonë kanë pasur gatishmërinë për të ndihmuar.
“Paraprakisht ju falënderoj që të gjithë për këtë ndjenjë shumë të thellë solidariteti që Kosova gjithmonë i ka dhënë Shqipërisë dhe Shqipëria Kosovës në raste të fatkeqësive natyrore. Është një fatkeqësi e përbashkët prandaj duhet edhe një bashkë rendim i punëve të përbashkët. Natyrisht është një situatë që do të kalohet,” u shpreh Minxhozi.
Edhe përfaqësuesit e bizneseve në kosovë kanë ftuar antarët e tyre ti përgjigjen kërkesës për ndihmë.
Bizneset e Kosovës me siguri se do të përgjigjen shumë më shumë se që ju po pritni. Nga ky moment edhe një here i ftoj të gjitha bizneset qoftë prodhuese, qoftë biznese tregtare, qoftë shërbyese, qoftë transportuese të përgjigjen kësaj ftese sepse është një fatkeqësi natyrore dhe ne duhet të përgjigjemi”, ka deklaruar Agim Shahini nga AKB.