Kosova mposht Guinenë Ekuatoriale

Autori:Gazeta Fjala

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka fituar miqësoren kundër Guinesë Ekuatoriale me rezultat prej 2-0.

Kosova e filloi takimin për mrekulli, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e dytë përmes Mërgim Brahimit, i cili plasoi një goditje të mirë brenda zonës së kundërshtarit, shkruan Koha.net.

Tereni jo aq i mirë nuk i pengoi djelmoshat e Albert Bunjakut që të bëjnë një paraqitje shumë të mirë.

Guinea në minutën e 39’, mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi me karton të kuq u ndëshkua Mbelle, duke ia lehtësuar punët Kosovës.

Edhe pjesën e dytë Kosova e filloi për mrekulli, duke shënuar edhe golin e dytë, përsëri përmes Brahimit, i cili në mënyrë mjeshtërore dërgoi topin në rrjetë në minutën e 47’.

Në minutën e 76’, barazohen forcat në fushë, pasi Liridon Latifi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë në këtë takim. Përkundër numrit të njëjtë të lojtarëve në fushë, Guinea nuk arriti që të gjejë rrugën e golit, duke përfunduar kështu takimi me rezultat prej 2-0 në të mirë të Kosovës./koha.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-mposht-guinene-ekuatoriale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala