Kosova merr sivjet 29.5 milionë euro nga Gjermania

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë e mbështet Kosovën në përafrimin me Bashkimin Evropian dhe zhvillimin ekonomik e social të vendit.

Duke iu referuar negociatave qeveritare me Republikën e Kosovës të datës 22 maj 2015, Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë ofron në dispozicion një shumë të re prej 29,5 milionë Euro për vitin 2015, njofton kumtesa zyrtare nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Projektet e bashkëpunimit financiar përmbajnë programe të energjisë, përmirësimit të sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë dhe programe për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave. Projektet e bashkëpunimit teknik përmbajnë programe në fushën e arsimit dhe përkrahjes së punësimit, menaxhimit të tokës dhe kadastrës, efiçiencës së energjisë, si dhe ngritjes së shërbimeve lokale të qëndrueshme dhe fondeve për studime dhe ekspertë.

Me një vëllim të deritanishëm prej mbi 450 milionë Euro, Gjermania është njëri nga donatorët më të mëdhenj në fushën e bashkëpunimit zhvillimor me Kosovën. Veç kësaj, Gjermania angazhohet edhe në kuadër të BE-së dhe në projekte të tjera multilaterale.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-merr-sivjet-29-5-milione-euro-nga-gjermania/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala