Kosova merr pjesë në një forum të OBT-së

Autori:Gazeta Fjala

Një delegation nga Kosova është duke marrë pjesë në punimet e forumit publik të Organizatës Botërore të Tregtisë në Gjenevë, meqë rast ka zhvilluar takime me përfaqësues të shteteve që janë anëtare të kësaj organizate.

“Ky delegacion pritet të zhvillojë takim me zv drejtorin gjeneral të OBT-Së z. David SHARK dhe me ambasadoren e Unionit Nderparlamentar me seli ne Gjenevë znj Anda Filip dhe të tjerë,” thuhet në njoftim.

Delegacioni i Kosovës përbehet nga Ismet Beqiri, anëtar I komisionit parlamentar për punë të jashtme dhe njëherit kryetar I grupit parlamentar të LDK-së, Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova, Besat Dreshaj, këshilltar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industridë, dhe Tahir Shabani, koordinaro i delegacionit dhe këshilltar i jashtëm./Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-merr-pjese-ne-nje-forum-te-obt-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala