Kosova merr kredi 11 milionë dollarë për ngritjen e cilësisë në arsim

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri Financave Avdullah Hoti së bashku me drejtorin e zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olsen kanë nënshkruar marrëveshjen për përmirësimin e kushteve në arsim.

Hoti tha se me këtë normë lehtësisht Kosova mund ta kthej kredinë.

Ndërsa, ministri Arsim Bajrami tha se kjo kredi prej 11 milionë dollarë do të ofroj kushte më të mira. Ngritje të cilësisë dhe forcimin e kapacitete në arsimin e lartë. Kjo po vjen në kohën e duhur.

Kurse, drejtori i Bankës Botërore, Olsen tha se për ta përmirësuar ekonomin e Kosovës duhet transformuar ekonominë, situatën në energji dhe arsim.

Arsimi është njëra ndër fushat e rëndësishme për çka ka investuar kjo bank. Projekti 4 vjeçar është aprovuar në shtator 2014 nga Banka Botërore. Me ketë synohet të përmirësohet gjendja në arsim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-merr-kredi-11-milione-dollare-per-ngritjen-e-cilesise-ne-arsim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala