Kosova merr 20 milionë euro nga Gjermania

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës do të marr tash 20 milionë euro për projektet e vitit 2014 – 2015 nga Gjermania.

Kjo marrëveshje për bashkëpunim teknik është nënshkruar sot nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe zëvendës – ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Christina Gehlsen, transmeton kp .

U konfirmua se marrëveshja kap shifrën 20 milionë euro, 7.5 milionë janë për vitin 2014 kurse 12. 5 milionë për vitin 2015.

Ai tha se me këto mjetë do të mbështeten sektorët për reformë në drejtësi, arsim, punësim të të rinjve duke i integruar ata në tregun e punës.

Ndërsa zëvendës – ambasadorja Christina Gehlsen tha së kjo mbështetje i mundëson Kosovës integrimin në Bashkimin Evropian.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-merr-20-milione-euro-nga-gjermania/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala