Kosova merr mbështjetje nga Mali i Zi për antarësim në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Mali i Zi nuk do të ndryshojë kursin politik karshi Kosovës. Tani ky shtet fqinj pritet që ta mbështesë Kosovën edhe në anëtarësimin në UNESCO, pavarësisht kundërshtimeve nga Serbia, dhe atyre të komunitetit serb në Mal të Zi.

Gazeta beogradase “Novosti” shkruan se kursi i politikës zyrtare të Malit të Zi, i cili ka filluar me njohjen e pavarësisë, organizimin e vizitës zyrtare të Hashim Thaçit në Podgoricë dhe paralajmërimi për hapje të ambasadës në Prishtinë, do të vazhdojë me mbështetjen Prishtinës për anëtarësim në UNESCO, transmeton lajmi.net.

“Mali i Zi për këtë çështje të marrë një qëndrim kur vjen koha e seancës, dhe atë në bazë të kursit të tanishëm politik për rajonin”, ka thënë ministri i Jashtëm malazez Igor Luksiq.

Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s do të shqyrtojë kërkesën për anëtarësim të Kosovës më 3 tetor dhe sipas “Novostit”, rrjedhimisht kjo deklaratë e Luksiqit nënkupton edhe mbështetje për kërkesën e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-mer-mbeshtjetje-nga-mali-i-zi-per-antaresim-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala