Kosova me reduktime në Ditën Botërore të Ujit

Autori:Avdyl Pajaziti

Uji është një ndër burimet më të rëndësishme në Tokë. Me rezolutën e Kombeve të Bashkuara në vitin 1992 është caktuar Dita e parë Botërore e Ujit, e cila është shënuar me 22.03.1993.

Kjo ditë shënohet me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kujdesin ndaj ujit për pirje dhe me qëllim të apelimit të të gjithëve që të ndihmojnë me administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit për pirje.

Për çdo vit në Ditën Botërore të Ujit theksohen aspektet specifike të ujit për pirje siç janë: Uji për qytete, Kualiteti i Ujit, Ujërat Ndërkufitare, Uji dhe Kultura etj.

Po afrohet koha kur kërkesa për ujë do ta tejkalojë furnizimin.

Kjo do të rezultojë në ndaljen e zhvillimit, fillimin e luftës për ujë dhe mundësinë e luftës ndërshtetërore.

Numri i popullsisë botërore po rritet shpejt, kërkesa për ujë edhe më shpejt, kurse sasia e saj nuk ndryshon.

Deri në vitin 2025 dy të tretat e popullsisë botërore do të jenë të goditura me kërkesë të madhe për ujë.

Ekspertët vlerësojnë që rreth 1,1 miliard njerëz nuk kanë qasje në ujë për pirje, kurse 2,5 miliard njerëz nuk i kanë të siguruara kushtet elementare higjieno-shëndetësore.

Gjashtë mijë fëmijë më të vegjël se pesë vjeç për çdo ditë vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga uji i ndotur, kurse më shumë se pesë milion njerëz në vit, e cila është dhjetë herë më shumë se numri i atyre të vrarë në të gjitha luftërat vjetore në botë.

Parashikimet e Kombeve të Bashkuara janë mjaft të errëta. Në raportin e tyre theksohet se burimet e ujit do të zvogëlohen vazhdimisht për shkak të rritjes së numrit të popullsisë, ndotjes dhe ndryshimeve të klimës.

Andaj ta ruajmë dhe ta kursejmë!Çdo ditë, në secilin vend, në çdo rast. Ajo që sot na duket sasi e vogël dhe jo e rëndësishme, për dikë në të ardhmen do të ketë vlerë të madhe.

Ndërsa në Kosovë, gjithmonë ka reduktime të ujit të pijshëm. Kjo madje është që shumë vite.

Në veçanti kryeqyteti, e cila kur nuk ka reshje mbetet pa ujë ndërsa kur ka shumë reshje ata turbullohet dhe nuk mund të përdoret.

Shumë lagje në kryeqytet reduktimet i kanë që nga paslufta 5 orë ditë dhe 7 të tjera natën.

Komunat e tjera e kanë më të lehtë për shkak të burimeve natyrore dhe lumenjve që rrjedhin nëpër to.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-me-reduktime-ne-diten-boterore-te-ujit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala