Kosova me çmim të ulët të benzinës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se është duke i përcjellë çmimet e derivateve të naftës, duke treguar se çmimi i benzinës është më i ulëti në rajon, ndërsa, nafta vetëm në Maqedoni është më lirë se Kosovë.

“Sipas këtyre të dhënave, Kosova përsëri ka çmimin më të ulët të shitjes me pakicë të benzinës: çmimi mesatar i shitjes me pakicë të këtij derivati gjatë javës së fundit është rreth 1.07 €/l, ndërsa sa i përket dizelit, përveç Maqedonisë, Kosova e ka çmimin shitës më të ulët në rajon dhe në Evropë, gjegjësisht ai sillet rreth 1.05 €/l”, thuhet në njoftimin e MTI’së.

Lexojeni të plotë njoftimin

Në vazhdën e informimit të rregullt të publikut, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pas analizimit të të dhënave të përditësuara të lëvizjeve të çmimeve të derivateve të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe të çmimeve të shitjes me pakicë të karburanteve të naftës në Kosovë, ka konstatuar se çmimet aktuale në tregun vendor janë duke lëvizur më një ritëm pothuajse të njëjtë me lëvizjet në tregjet rajonale dhe evropiane të shitjeve me pakicë (shih të bashkëngjitur me këtë njoftim tabelën dhe grafikun me çmimet aktuale të këtyre ditëve).

Sipas këtyre të dhënave, Kosova përsëri ka çmimin më të ulët të shitjes me pakicë të benzinës: çmimi mesatar i shitjes me pakicë të këtij derivati gjatë javës së fundit është rreth 1.07 €/l, ndërsa sa i përket dizelit, përveç Maqedonisë, Kosova e ka çmimin shitës më të ulët në rajon dhe në Evropë, gjegjësisht ai sillet rreth 1.05 €/l.

Në Kosovë operojnë mbi 50 importues ekonomikë të licencuar që merren vetëm me importim të produkteve të dizelit dhe benzinës dhe kjo konkurrencë ka bërë që çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të vet-rregullohen në mënyrë të natyrshme, në varësi të lëvizjeve në berëzat ndërkombëtare të karburanteve, me një periudhë të shkurtër kohore për të absorbuar sasitë e rezervave që operatorët kanë në depot e tyre.

Në bazë të informatave të MTI-së asnjëri nga importuesit kosovar të karburanteve nuk furnizohen drejtpërsëdrejti nga berëzat ndërkombëtare kështu që edhe kjo rrethanë ndikon në çmimin final të shitjes me pakicë. Ndryshimet e çmimeve të naftës së papërpunuar reflektojnë pas 3-5 ditëve nga dita e ndryshimit të çmimit të furnizimit (importit) me dizel dhe benzinë. Gjithashtu, ndryshimet e çmimeve të furnizimit (importit) me dizel dhe benzinë reflektohen në tregun me pakicë pas një deri dy javësh.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nëpërmjet Departamentit për Rregullimin e Tregut të Naftës, Inspektoratit të Tregut dhe Agjencisë së Metrologjisë janë duke u angazhuar seriozisht në verifikimin dhe kontrollimin e operatorëve ekonomikë që merren me tregtimin e karburanteve të naftës në Kosovë. MTI fton të gjithë qytetarët që kanë dyshime në cilësinë e karburanteve dhe korrektësinë e matjes nëpër pikat e shitjes me pakicë të karburanteve të raportojnë rastet tek Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Cmimet e dizelit
Cmimet e Benzines

Cmimet e naftes ne Europe

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-me-cmim-te-ulet-te-benzines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala