Kosova mbetet pa avokat të popullit

Autori:Zekirja Shabani

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk ua kanë besuar pozitën e Avokatit të Popullit, katër kandidatëve për këtë pozitë.

Kandidatë në raundin e parë për Avokatin e Popullit ishin Mazllum Baraliu, Shqipe Ibra-Malaj, Veton Vula dhe Suzan Novoberdaliu.

Kurse, në të dytin mbetën Veton Vula, mori 44 vota dhe Shqipe Ibra-Malaj, e cila mori 34 vota.

Ndërkohë, në raundin e tretë Veton Vula, fitoi 49 vota, duke mos arritur t’i marr 61 votat e kërkuara sipas ligjit për Avokatin e Popullit. Përndryshe, konkursi për Avokatin e Popullit sërish do të përsëritet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-mbetet-pa-avokat-te-popullit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala