Kosova mbështetet nga Mbretëria e Bashkuar për UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell. Ambasadori rikonfirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj procesit integrues të Kosovës në BE si dhe anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për agjendën evropiane të Kosovës.

Ministri Çollaku dhe ambasadori O’Connell, janë pajtuar se mënyra e vetme për të siguruar suksesin e Kosovës në planin e brendshëm dhe në arenën ndërkombëtare, është përmes funksionimit demokratik të institucioneve legjitime të zgjedhura nga qytetarët e Kosovës.

“Dhuna nuk guxon të zëvendësoj institucionet demokratike shtetërore”, u tha në takim.

Po ashtu ambasadori O’Connell, ka rikonfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar ndaj procesit integrues të Kosovës në BE si dhe anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-mbeshtetet-nga-mbreteria-e-bashkuar-per-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala