Kosova llogarit në 92 vota të Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s

Autori:Gazeta Fjala

Qeveria e Kosovës së bashku me partnerët e saj llogarit që 92 vende anëtare të UNESCO-s do të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Pavarësisht kësaj, zyrtarët qeveritarë kanë thënë se pragu prej dy të tretave i votave nga 195 vendet anëtare të UNESCO-s do të jetë vështirë i arritshëm.

Qeveritarët disa orë para se të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s, kanë thënë se shpresojnë që Kosova të arrijë numrin e duhur të votave për anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në bazë të një liste të hartuar nga Qeveria dhe partnerët e saj, llogaritet se 62 vende anëtare janë deklaruar se do të votojnë pro.

Sipas listës ku është kalkuluar dhe komentuar disponimi i vendeve me të drejtë vote, deri më datën 6 të këtij muaji, si vota të garantuara llogariten 32, përderisa nga shifra totale prej 92 shtetesh në të cilat llogarit Kosova, 30 sosh deri më 6 nëntor nuk e kanë konfirmuar votën pro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-llogarit-ne-92-vota-te-asamblese-se-pergjithshme-te-unesco-s/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala