Kosova kyçet në gazsjellësin Jon- Adriatik

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë të angazhohet nëpërmjet mekanizmave të BE-së dhe ato rajonale, për të siguruar studime për sigurimin e gazsjellësit në Kosovë.
“Këtij studimi duhet t’i paraprijë një masterplan për rrjete potenciale distribuimi në qytetet në të cilat do të ketë kërkesë të madhe për përdorim të gazit. Pas ndërtimit të Trans Adriatic Pipeline, do të fillojë ndërtimi i Ionian-Adriatic Pipeline, i cili do të mundësonte kyçje të Republikës së Kosovës nëpërmjet Shqipërisë në gazsjellës me furnizim të qëndrueshëm”, ka konstatuar qeveria.