Kosova kopjon Kroacinë për tërheqje të investimeve

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyra e BE-së në Kosovë i ka dhënë vërejtje serioze idesë për hartimin e një ligji për tërheqjen e investimeve strategjike pa iu nënshtruar proceseve tenderuese.

Ky ligj, që është në fazën fillestare të hartimit nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ishte iniciuar për t’iu shmangur procedurave burokratike dhe tenderëve për tërheqjen e investimeve strategjike. Burimet e “Kohës Ditore” kanë bërë të ditur se BE-ja e ka kundërshtuar përmbajtjen thelbësore të këtij ligji.

Kundërshtimi i BE-së për këtë ligj lidhet me parimet e BE-së për konkurrencë të drejtë dhe mosdiskriminim të kompanive. Të dy këto parime të BE-së bien ndesh me qëllimin e hartimit të këtij projektligji për eliminimin e tenderëve. Hapja e tenderëve për të siguruar konkurrencë në projekte madhore ka dështuar disa herë në Kosovë për shkak të zvarritjes dhe tërheqjes së investitorëve. E mosdiskriminimi lidhet me dhënien e mundësisë të gjitha kompanive për të marrë pjesë në një privatizim apo një projekt të iniciuar nga shteti.

Burimet e gazetës brenda Qeverisë kanë bërë të ditur se këto vërejtje janë dhënë gjatë diskutimeve me BE-në për këtë ligj dhe se ende nuk ka vërejtje në formë të shkruar, meqë nuk është finalizuar drafti i këtij ligji.

Qeveria e Kosovës planifikon t’i përdorë praktikat e vendeve të rajonit dhe sidomos të Kroacisë për të shtyrë përpara një draft që i mundëson asaj t’i tërheqë investimet strategjike

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-kopjon-kroacine-per-terheqje-te-investimeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala