Kosova këtë vit do të ketë rekomandim pozitiv për vizat

Autori:Avdyl Pajaziti

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn, tha të premten në Prishtinë se beson që deri në fund të vitit Komisioni Evropian do të mund të rekomandojë se Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave.

Ai në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin, Isa Mustafa tha se konkludimet fillestare tregojnë se Kosova ka arritur progres të dukshëm.

Hahn bëri të ditur se procesi i liberalizimit të vizave udhëhiqet nga progresi i proceseve, megjithatë sipas tij ka disa çështje të mbetura dhe se përpjekjet duhet intensifikuar më shumë.

Komisioneri Hahn tha se nuk mund me saktësi të jap ndonjë periudhë kur mund të lëvizin lirshëm qytetarët e Kosovës, por ai tha se duket shumë premtuese synimi i Komisionit Evropian që deri në fund të vitit t’ia dorëzojë Këshillit Evropian rekomandimin pozitiv për vizat.

Ai nënvizoi se liberalizimi i vizave nënkupton se 28 vendet e BE-së duhet të kenë qëndrim pozitiv rreth kësaj.

Edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuar për liberalizimin e vizave.

Ai tha Kosova pret që deri në fund të vitit të ketë rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/kosova-kete-vit-do-te-kete-rekomandim-pozitiv-per-vizat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala